Sulme me molotovë e gurë, ujë pa ndalim nga policia - protesta e Tiranës përmes fotografive

Rreth mesditës protestuesit nisën të grumbulloheshin përpara Ministrisë së Arsimit. derisa në ora 19:00 dhe ky tubim konsiderohet i mbyllur.

Edhe këtë të shtunë, grumbullimi i protestuesve nisi te Ministria e Arsimit rreth mesditës.

Rreth mesditës protestuesit nisën të grumbulloheshin përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas djegies së disa koshave të mbeturinave dhe sulmeve me gurë e sende të tjera të forta kundër policisë, protestuesit u shpërndanë nga uji me presion.

Që prej 13 tetorit, të rinj e studentë anë ngritur në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të rinj të maskuar hodhën molotovë e gurë në drejtim të efektivëve.

Kjo është protesta e tretë kombëtare ndërsa rreth një muaj studentë e të rinj kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Numri i pjesëmarrësve ka rënë krahasuar me protestat e mëparme.

Sot, u shënuan disa raste tensionesh si te Ministria e Arsimit ashtu dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kësaj radhe, policia nuk ka përdorur asnjë formë tjetër për shpërndarjen e tyre përveç se ujit me presion masivisht.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Molotov, e lëndë të tjera piroteknike janë hedhur nga protestuesit pranë godinës së kryeministrisë dhe kordonit policor.

Policia ka bërë thirrje me megafon për distancim nga aktet e dhunës dhe personat e maskuar dhe se efektivëve po u rrezikohet jeta.

Pavarësisht thirrjeve, të rinjtë nuk i kanë ndalur sulmet me gurë e sende të forta në drejtim të tyre.

Ndërhyrja masive me topa uji ka sjellë largimin e shpejtë të pjesëmarrësve nga vatra kryesore e tensioneve.


Policia vazhdimisht ka përforcuar prezencën në bulevard si në numrin e efektivëve ashtu edhe mjeteve./Telegrafi/






































