“Burgime e shkarkime”, marshohet në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për Arlindën

Nën organizimin e Kolektiviti për Veprim dhe Mendim Feminist, sot u marshua në Prishtinë. Protesta nisi nga Kadetralja “Nëna Terezë” dhe vazhdoi deri tek Qeveria. Pranë institucioneve u kërkua drejtësi për Arlinda Zekajn dhe shkarkim të zyrtarëve që se mbrotjën atë. Në protestë morën pjesë dhe u deklaruan edhe familjarë të grave të tjera që janë vrarë në Kosovë

Kauzës që kanë i dhanë zë nga e mërkura e 28 tetorit e vazhduan edhe këtë të shtunë.

Edhe sot, dhjetëra qytetarë iu bashkuan protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Fjalët e të ndjerës që mbetën gjurmë në secilin institucion që dështoi ta mbronte jehuan rrugëve të kryeqytetit.

Nga Katedralja prej ku nisi ky marsh, ndalesa e parë qe Ministria e Drejtesisë.

“Nuk na duhet një shtet që na vajton, na duhet një shtet që nuk na le të vritemi dhe sot nga ky marsh po i drejtohemi secilit institucion, secilit zyrtarë e secilës zyrë, kërkesat tona janë të qarta, nuk janë metafora nuk janë slogane janë kërkesa konkrete”.

Nga këtu drejtësi e llogari për Arlindën e gratë e vrara ndër vite u kërkua edhe tek stacioni i Policisë së Kosovës.

Institucioneve iu drejtua edhe Drilon Cokli, para syve të të cilit iu vra motra në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj më 2024.

“Dhimbja e një familje që humb dikë të dashur nuk përfundon në ditën e varrimit, ajo vazhdon çdo ditë në çdo kujtim dhe në çdo mungesë. Nuk dua që emërat e Eronës e Arlindës të mbesin thjesht një pjesë e lajmëve dhe numër i statistikave dua që ato të mos harrohen”, ka thënë Drilon Cokli, vëllau i Erona Coklit.

Në objektin e njëjtë, veçse në zyrat e Këshillit Gjyqësor u kërkuan shkarkime të menjëhereshme.

Në fund ekzekutivi e pati radhën.

“Kërkesat janë tri dhe janë të qarta më shumë investime sociale, më shumë investime në kapacitetet profesionale dhe llogaridhënie institucionale dhe mbikqyrje e përgjegjësi konkrete për këta profesionistë dhe këto institucione që nuk e përmbushin detyrimin për mbrojtjen e grave”.

Protesta përfundoi, veçse u paralajmëruan edhe te tjera, derisa kërkesat e tyre të përmbushën e të meren masa ndaj zyrtarëve të institucioneve që dështuan ta mbrojnë tashmë të ndjerën, Arlinda Zekajn.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika