Politikë
Përfundon numërimi i votave, Harito Zoto zgjidhet kreu i PD në Korçë
Ka përfunduar numërimi i votave në Korçë, ku u zhvillua gara për kreun e degës së PD-së. Në garë ishin Harito Zoto dhe Mikel Dishnica.
Në përfundim të garës, fitues është shpallur Harito Zoto, i cili ka marrë 398 vota, përballë 109 votave të kundërshtarit të tij, Dishnica.
Kujtojmë se në votime morën pjesë 517 anëtarë të PD-së, nga 4 800 anëtarë që ka kjo forcë politike në qytetin e Korçës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




