Marc Marquez bëhet protagonist në Garën Sprint të Katarit. Piloti spanjoll i Ducatit fitoi Garën Sprint në Çmimin e madh të Katarit dhe të dielën do të tentojë të sigurojë matematikisht titullin e tij të 10 botëror në karrierë.

Ishte një garë që u shoqërua nga një aksident i rëndë mes Aldeguer dhe Bagnaias me pilotin italian që u dërgua në qendrën shëndetësore. Edhe bezzecchi u rrëzua pas një kontakti me Marquez dhe u detyrua të braktisë garën.

Pas aksidentit të Bagnaias, Gara Sprint u ndërpre pasi u valëvit flamuri i kuq me pilotët që hynë në bokse. Gjithçka rinisi pas rreth 20 minutash me Aldeguer që u penalizua me 2 xhiro ta plota për shkak të incidentit, ndërsa gara u shkurtua në 10 xhiro.

Pas startit të dytë të garës, Marquez ruajti kryesomin e saj me Bezzecchin dhe Di Giannantonion që nisën ta ndiqnin nga pas, ndërkohë që Martin nisi një sërë parakalimesh dhe pas 3 xhirove e pa veten në vendin e katërt. Në xhiron e katërt, Marquez dhe Bezzecchi patën një kontakt me italianin që në atë moment po tentonte parakalimin nga pjesa e brendshme, që u rrëzua duke e mbyllur përpara kohe Garën Sprint. Incidenti u hetua, por Marquez nuk u penalizua ndërkohë që më pas spanjolli u desh të përballej me bashkëkombasin e tij Jorge Martin i cili i ushtroi shumë presion. Kur kishin mbetur 5 xhiro nga fundi, Marquez ishte ende në krye me Martin e Di Giannantonio që e ndiqnin nga pas.

Me kalimin e kohës Marquez u shkëput gjithnjë më shumë, ndërsa Martin u parakalua edhe nga Di Giannantonio që mori përfundimisht vendin e dytë duke e zbritur spanjollin në të tretin.

Top Channel