La cigaren ndezur, i vuri flakën shtëpisë! Dalin detaje nga zjarri në Lezhë
Kanë dalë detaje të reja nga zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në banesën e A.L., në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë.
Bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë një cigare e lënë ndezur në banesë nga vetë pronari.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Njoftimi:
Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses.
Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme.
Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




