Policia e Shtetit ka shpërndajë protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke përdorur autobotet e ujit, pas trazirave që u shënuan për disa orë, nisur nga Kryeministria dhe më pas nga Bulevardi. Nga fillimi i Bulevardit e deri te Ministria e Mbrojtjes, policia i ka zmbrapsur me ujë protestuesit. Forcat policore vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri nëse do të ketë sërish tensione.