Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës.
Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa zjarri ka krijuar panik te banorët e pallatit.
Për shkak të situatës, është bërë evakuimi i banorëve. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
© SYRI.net
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në terren duke dhunuar….
Video/ Tensione para Ministrisë së Arsimit: Të rinjtë ndezin koshat e mbeturinave...
'Plumbi i Artë'/ SPAK kërkoi 35 vite burg për të penduarin e parë, Henrik Hoxhaj, dhe vetëm 10 vite për Nuredin Dumanin