Përfshihet nga flakët një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë të lënduar dhe të asfiksuar! Detajet e para

7 Nëntor 2026 | 17:10

Një situatë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në lagjen “Skënderbeg”. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët është përfshirë kati i parë i një pallati 4-katësh, ku dyshohet se shkak i zjarrit është rrjedhja e gazit.

Ndërkohë, për shkak të situatës, është bërë menjëherë evakuimi i banorëve nga forcat zjarrfikëse, teksa disa nga të evakuuarit kanë pësuar lëndime dhe asfiksi, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të situatës, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qetësi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rikthehet një grup i vogël protestuesish

Kur ora shënon 19:15, situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paraqitet e qetë. Pas shpërndarjes nga policia, një grup i vogël protestuesish janë rikthyer në...
19:27 | 07/11/2026

Policia hyn në Parkun Rinia dhe u kërkon protestuesve të largohen, Guri dhe Goxhaj kërkojnë shpjegime

Policia ka shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një pjesë e tyre janë zhvendosur brenda ambienteve të Parkut Rinia. Efektivët janë futur edhe...
18:12 | 07/11/2026

Pas largimit nga Kryeministria, policia shoqëron disa protestues pranë selisë së PD-së

Pas gati 4 orësh protestë, policia ka shoqëruar sërish disa protestues, këtë herë pranë selisë së Partisë Demokratike. Sipas raportimeve të gazetares së Euronews, Enkeljda...
18:10 | 07/11/2026