Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, duke shkaktuar panik mes banorëve. Disa persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë shfaqur shenja asfiksie, për çka janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi. Për shkak të përhapjes së flakëve dhe tymit, është bërë evakuimi i banorëve të pallatit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të zjarrit.

