Pekini konfirmon bisedimet për një samit historik Xi-Trump-Putin në Kinë

7 Nëntor 2026 | 16:50

Pekini ka konfirmuar për herë të parë se po zhvillon diskutime për një takim historik mes liderit kinez, Xi Jinping, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton agjencia “AP”.

Zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme të Kinës, Mao Ning, gjatë një konference për media në Pekin këtë javë tha se Kina  “është në komunikim me palët përkatëse lidhur me një takim mes tre krerëve të shteteve”.

Ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, por takimi i tre liderëve mund të mbahet këtë muaj, në margjinat e një samiti rajonal në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

Nëse realizohet, takimi do të ishte historik. Megjithatë, ekspertët thonë se tre liderët nuk kanë gjasa të diskutojnë çështje konkrete, pasi interesat e tyre janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Sipas tyre, takimi do të shërbente kryesisht për një fotografi të përbashkët, ndërsa Kina do ta organizonte atë me shumë kujdes.

“Besoj se takimi do të mbahet. Çështja është formati dhe përmbajtja e tij”, tha Sun Yun, drejtoreshë e programit për Kinën në Qendrën Stimson.

Pekini është nikoqir i samitit të këtij viti të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), një organizatë me 21 anëtarë, ku bëjnë pjesë SHBA-ja dhe Rusia.

Trumpi pritet të udhëtojë drejt Shenzhenit për t’u takuar me Xi-në për herë të tretë këtë vit, me synimin për ta ruajtur “armëpushimin” e brishtë tregtar, i cili pritet të skadojë në janar.

Si shenjë se tensionet vazhdojnë, përfaqësuesi amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, gjatë një bisede nëpërmjet videolidhjes të premten me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, i kërkoi Pekinit të ndërmarrë “veprime konkrete për t’i zbatuar plotësisht zotimet e mëparshme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me blerjet e produkteve bujqësore, tokat e rralla dhe mineralet e tjera kritike”, u tha në një deklaratë të zyrës së Greerit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngjarje e rëndë në Poloni! 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit, arrestohet autori

Pesë persona u vranë dhe të paktën dhjetë u plagosën në të shtënat me armë pranë sheshit kryesor të tregut në Krakov, në Poloninë jugore...
16:31 | 07/11/2026

Evropa dhe Ukraina refuzojnë planin e Trumpit për sigurinë kontinentale: Asnjë marrëveshje pa ne

Udhëheqësit evropianë kanë hedhur poshtë me vendosmëri çdo përpjekje nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia për të riformësuar arkitekturën e sigurisë së kontinentit pa përfshirjen...
16:19 | 07/11/2026

Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për sulm të armatosur ndaj një stacioni policor

Irani ka ekzekutuar një burrë nga komuniteti baluç, i cili akuzohej për përfshirje në një sulm të armatosur ndaj një stacioni policor në juglindje të...
15:39 | 07/11/2026