Tekniku i Teutës, Edlir Tetova komentoi humbjen 1-0 ndaj Tiranës.
“Ishim aty pranë portës, mendoj që ishin raste për të shënuar gol. I kishim ato mundësitë tona. Sigurisht që një pjesë është edhe për pushimin që vjen në momentin e duhur, sepse duhet të rikuperojmë lojtarët. Si shkoi ndeshja, mendoj që nuk e meritonim humbjen.
Lodhje? Patjetër. Janë të njëjtët lojtarë, sepse detyrimisht rotacionet me Malën e Tolin nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike. U munduam me Votlain, i cili mori përsëri dëmtim sot, por na ndjekin dëmtimet dhe kartonët ndeshje pas ndeshjeje. Pra, të shohim pjesën e pushimit dhe çfarë mund të rikuperojmë. Pjesa psikologjike, para portës, sugjeron që është çështje psikologjike se të kesh hapësira tre metra para portës dhe të godasësh jashtë, patjetër që është psikologjike.
Detyra ime, siç e dini, është t’i çoj lojtarët deri aty. Sigurisht, kisha zgjedhur një manovër tjetër me dy sulmues. Mendoj se deri në ato momente shkoi mirë. Bashkë me Malën e Tolin krijuam epërsri djathtas. Rastet para portës ishin, por pa arritur të shënonim gol. Flasim për rastin e Uemiegos, që ishte tre metra jashtë portës. Nuk e di si mund ta godasë lojtari jashtë, por është ky ngërçi psikologjik.
Në pjesën e parë, kur mbaroi, u thashë sulmuesve që të mbronin topin, që të ngjiteshin lojtarët lart, gjë që nuk e bëmë. Tirana në pjesën e dytë ishte e ndarë në reparte, kishte zbritur pak më poshtë për të krijuar tranzicion me lojtarët që kishte në lojë. Diktimi ishte me tranzicion e kundërsulme nga krahët. Kur ke dy sulmues të fortë, duhet të jesh shumë i saktë në krosime, gjë që nuk e bëmë. Në dy momente kanë goditur Daci e Boçi, këto ishin në pjesën e parë, pa rezultat. Mendoj se kam ende gjëra për të përmirësuar me ndryshimin e sistemit, pastaj me ardhjen e lojtarëve të tjerë të jemi të plotë, pasi kjo është gjëja kryesore që po vuaj në këto tri ndeshje”, tha
