Tensione janë shënuar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku një kosh mbeturinash është përfshirë nga flakët, ndërsa protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë. Efektivët u janë përgjigjur me spray me piper.
Po ashtu siç transmetohet nga pamjet live të News24, policia po mobilizohet me autobotin me ujë. Një grup të rinjsh po vijojnë sulmet me gurë në drejtim të institucionit të ministrisë dhe drejt policisë. Sakaq, policia bën thirrje me megafon për ruajtjen e qetësisë.
Protesta para Ministrisë së Arsimit nisi në orën 14:00. Ndërkohë, deri më tani raportohet se dy persona janë shoqëruar nga policia.
