Kronikë
Tension para ministrisë së Arsimit, protestuesit godasin me gurë, policia përgjigjet me ujë
Kanë nisur tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve para Ministrisë së Arsimit.
Pas më shumë se dy orësh qetësi, një grup protestuesish të maskuar kanë nisur të godasin me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit dhe policinë. Po ashtu, u kanë vënë zjarrin edhe kazanëve të mbeturinave.
Pas disa minutash presioni, forcat e policisë kanë hedhur ujë për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë, përplasjet vijojnë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




