Kronikë
Nisin tensionet në protestë, persona të maskuar godasin me gurë godinën e ministrisë së Arsimit, u vihet zjarri kazanëve
Kanë nisur tensionet në Ministrinë e Arsimit. Pas më shumë se 2 orësh qetësi, protestues të maskuar kanë nisur të qëllojnë me gurë mbi godinën e Ministrisë së Arsimit.
Po ashtu, u është vënë zjarri edhe kazanëve të mbeturinave.
Ndërkohë, më herët ka pasur incidente mes vetë protestuesve, ku një person është larguar pas thirrjeve: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




