Gjatë një vizite në qendrën terapeutike në Gjirokastër ku marrin kujdes 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se veç fëmijëve, prindërit ose kujdestarët e tyre do të kenë edhe sigurimet shëndetësore e shoqërore të paguara.
Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim.
Fëmijët me aftësi ndryshe do të përfitojnë më shumë mbështetje financiare në vitin 2027. Gjatë një vizite në qendrën terapeutike në Gjirokastër ku marrin kujdes 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se veç fëmijëve, prindërit ose kujdestarët e tyre do të kenë edhe sigurimet shëndetësore e shoqërore të paguara.
Nga skema mbështetëse përfitojnë rreth 10 mijë fëmijë me aftësi ndryshe.
Qendra Terapeutike për Zhvillimin e Fëmijëve në Gjirokastër është një vatër e ngrohtë kujdesi dhe mbështetjeje për 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, ku secili prej tyre merr vëmendjen dhe përkushtimin që meriton
Përmes programeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, në vitin 2027 do të shtojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke forcuar gjithëpërfshirjen dhe duke dedikuar më shumë burime për shërbimet dhe mundësitë që u nevojiten atyre dhe familjeve”, thuhet në postimin e Spahiut.










