Kreu i elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar pas javës së 13-të, me Strugën që ka lënë pas Shkëndijën e Tetovës. Skuadra nën drejtimin e Bledi Shkëmbit fitoi derbin mes ekipeve shqiptare dhe tashmë udhëheq renditjen me 29 pikë, 2 më shumë se tetovarët.
Përballja u vendos nga Maleski, i cili shënoi në minutën e 72-të. Goli i tij i dha Strugës suksesin minimal 1 – 0 dhe 3 pikët që i mundësuan të ngjitej në vendin e parë pas 13 javësh.
Të lidhura
None found





