Tensione mes protestuesve demokratë dhe studentëve në Ministrinë e Arsimit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.11.2026, 14:52

Situata është tensionuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestës studentore i janë bashkuar edhe mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët më herët marshuan nga Kryeministria drejt këtij institucioni.

Pavarësisht pranisë dhe mbështetjes së demokratëve, studentët kanë vijuar të artikulojnë thirrjet e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sloganet e tyre kanë shprehur pakënaqësi ndaj të dy drejtuesve politikë.

Mes parullave të dëgjuara gjatë protestës ishin: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë komunistët”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Arresto Berishën”. Thirrjet kanë shoqëruar tubimin përpara Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar nga ndërthurja e protestës studentore me praninë e mbështetësve të opozitës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit