Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë kundërshtuar praninë e një qytetari, duke i kërkuar atij të largohet nga tubimi.
Situata është tensionuar pasi qytetari është afruar pranë protestës, ndërsa pjesëmarrësit kanë nisur të brohorasin “Largohuni!”, duke kundërshtuar qëndrimin e tij mes tyre.
Debati mes palëve ka agravuar deri në përplasje fizike, duke krijuar momente tensioni gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit.
Nuk është hera e parë që gjatë protestës studentore regjistrohen kundërshtime ndaj personave që tentojnë t’i bashkohen tubimit. Edhe të shtunën e kaluar, protestuesit reaguan ndaj afrimit të personave të tjerë, duke kërkuar që protesta të vijonte pa ndërhyrje.

