Situata është tensionuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestës studentore i janë bashkuar edhe mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët më herët marshuan nga Kryeministria.
Pavarësisht mbështetjes së demokratëve, studentët kanë vijuar me thirrjet e tyre, duke artikuluar slogane kundër kryeministrit Edi Rama, por edhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Mes parullave të dëgjuara nga turma ishin: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë komunistët”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Arresto Berishën”.














