Protesta studentore vijon të shoqërohet me tensione, këtë herë pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku studentëve u janë bashkuar edhe qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Raportohet se policia ka shoqëruar disa persona në ambientet pranë ministrisë, ndërsa ende nuk ka detaje të plota mbi arsyet e ndërhyrjes dhe identitetin e të shoqëruarve.
Një tjetër protestues ishte shoqëruar më herët nga policia në zonën e Rrugës së Durrësit. Sipas raportimeve, ai kishte përgatitur ushqime për studentët që po protestojnë dhe synonte t’ua shpërndante, por është shoqëruar nga uniformat blu.
Ndërkohë, studentët vijojnë protestën e tyre, duke këmbëngulur në kërkesat ndaj qeverisë dhe duke paralajmëruar vazhdimin e aksionit të tyre.