Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard. Disa demokratë kanë tentuar të largojnë një person, për të cilin dyshojnë se është i infiltruar në protestë.
Sipas pretendimeve të tyre, personi ishte futur mes protestuesve me qëllim provokimin dhe shuarjen e protestës. Ata i kanë kërkuar të largohet dhe të mos qëndrojë më në bulevard.
Për të qetësuar situatën dhe shuar konfliktin ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
