Tragjedi në Kaliforni, dy parashutistë humbin jetën pas përplasjes në ajër
Aksidenti ndodhi pranë Liqenit Elsinore, gjatë një kampi trajnimi për gratë. Parashutat e dy sportistëve u ngatërruan pas përplasjes, duke bërë që të pësonin lëndime fatale.
Një ngjarje tragjike është regjistruar të premten në shtetin amerikan të Kalifornisë, ku dy parashutistë kanë humbur jetën pasi janë përplasur me njëri-tjetrin në ajër gjatë një hedhjeje me parashutë.
Sipas raportimit të The New York Times, përplasja ndodhi në një lartësi prej rreth 45 metrash, teksa dy parashutistët po përgatiteshin të uleshin pranë Liqenit Elsinore. Si pasojë e kontaktit, parashutat e tyre u ngatërruan, duke shkaktuar aksidentin.
Të dy personat pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arritën të mbijetonin.
Një zëdhënës i kompanisë Skydive Elsinore bëri të ditur se aksidenti ndodhi gjatë zhvillimit të një kampi trajnimi për gratë, të organizuar nga kompania.
Ndërkohë, identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike.
Deirdre Vickers, zëdhënëse e Zyrës së Sherifit të Qarkut Riverside, konfirmoi se ngjarja është nën hetim për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.
SHBA mban të hapur opsionin ushtarak ndaj Iranit, ish-zyrtari i Pentagonit: Trump ka kapacitete të mjaftueshme për të goditur
Kremlini shpall përbërjen e delegacionit rus në samitin e ri trepalësh në Abu Dhabi
Një gjykatë federale bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump
- 13:29 SHBA mban të hapur opsionin ushtarak ndaj Iranit, ish-zyrtari i Pentagonit: Trump ka kapacitete të mjaftueshme për të goditur
- 13:26 Kremlini shpall përbërjen e delegacionit rus në samitin e ri trepalësh në Abu Dhabi
- 13:22 Një gjykatë federale bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump
- 13:09 Franca në alarm nga protestën e së shtunës, mobilizohen 70 mijë policë dhe xhandarë në të gjithë vendin
- 12:57 Inteligjenca artificiale parashikon çfarë duam të blejmë, edhe kur nuk e dimë vetë
- 12:54 Protestuesit e PD marshojnë drejt Kryeministrisë