Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Martaneshit, ku një person ka humbur jetën.
Sipas raportimeve, minatori ka pësuar një aksident gjatë punës e për pasojë ka ndërruar jetë.
Pas marrjes së njoftimit, policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe identiteti i viktimës.
Grupi hetimor pritet të kryejë veprimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes













