E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florian Pullazi emërohet administrator i ri i “Illyrian Guard”
Lajme

Florian Pullazi emërohet administrator i ri i “Illyrian Guard”

Florian Pullazi është prezantuar zyrtarisht si administratori i ri i shoqërisë “Illyrian Guard” Sh.a., në një aktivitet ku ishin të pranishëm zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela.

Ndryshimi në drejtimin e shoqërisë vjen në kuadër të vijimësisë së organizimit dhe funksionimit institucional të saj. “Illyrian Guard” është shoqëria përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të sigurisë fizike për institucione dhe subjekte të ndryshme që kanë kontraktuar shërbimet e saj për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambienteve.

Me marrjen e detyrës, drejtimi i ri pritet të përqendrohet te forcimi i strukturave organizative, zhvillimi i kapaciteteve profesionale dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të sigurisë.

Rritja e standardeve të punës dhe konsolidimi i organizimit të brendshëm janë ndër drejtimet kryesore ku synohet të fokusohet puna e shoqërisë në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.