Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, për shkak të përkeqësimit të gjendjes.
Mësohet se sot pas një ekzaminimi në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i rekomanduan kryerjen e operacionit për trajtimin e frakturës.
Shqetësimet janë ngritur prej ditësh nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili ka deklaruar se prej rreth dy javësh ishte kërkuar zyrtarisht kryerja e ekzaminimeve për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të këmbës, por pa u realizuar.
Kryebashkiaku i Tiranës po qëndron në mjediset e spitalit të Burgut të Fierit. Lëviz me paterica dhe ka marrë qetësues për dhimbjet.