E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjashtë fëmijët e një kopshti në Vlorë dërgohen me urgjencë në spital, dyshohet se janë helmuar

Gjashtë fëmijë kanë përfunduar në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pas dyshimeve për helmim në kopshtin numër 10 të qytetit. Të miturit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa mjekët po monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Në ambientet e Pediatrisë janë paraqitur edhe efektivë të Policisë, të cilët po interesohen për rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e fëmijëve. Ndërkohë, në spital janë vendosur kufizime për hyrjen e mediave në repart.

Shkaku i dyshuar i helmimit mbetet ende i paqartë. Priten rezultatet e analizave nga Drejtoria e Shëndetit Publik, të cilat pritet të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar shqetësimet shëndetësore te gjashtë fëmijët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.