Shtatë fëmijë të kopshtit nr. 10 në Vlorë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë shfaqur simptoma shqetësuese, përfshirë dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme.
Fëmijët janë paraqitur në pediatrinë e spitalit të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, pesë prej tyre janë shtruar në spital dhe vijojnë të marrin trajtim.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostrat përkatëse dhe pritet përgjigjja e analizave, e cila do të përcaktojë shkakun e dyshuar të helmimit.

