SHBA-ja ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit
Departamenti amerikan i Shtetit tha se ofron 20 milionë dollarë shpërblim për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit, përfshirë të dhëna për “ndërtesat, pajisjet dhe personelin”.
Në deklaratën e publikuar mbrëmjen e së premtes nga programi për Shpërblime për Drejtësi i DASH-in u tha se informacionet për personelin përfshijnë ata “që janë pjesë e komunitetit shkencor”.
“Më 2025, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore [IAEA] raportoi se Irani po pasuron uranium deri në 60 për qind pastërti, një nivel që përbën një hap të vogël teknik deri në 90 për qind që kërkohet për armë bërthamore”, u tha në deklaratë.
“Irani është i vetmi shtet që nuk posedon armë bërthamore, por që prodhon uranium me një nivel kaq të lartë pasurimi. Ekspertët vlerësojnë se kjo sasi, nëse pasurohet më tej, mund të mjaftojë për prodhimin e disa armëve bërthamore”, theksoi DASH-i.
Presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh ka deklaruar se parandalimi që Irani të ketë një armë bërthamore është objektivi kryesor i luftës që Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, nisën kundër Republikës Islamike më 28 shkurt.
Trump shpesh ka insistuar se programi bërthamor i Iranit është shkatërruar nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite, teksa Teherani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.
Më herët, Trump ka përmendur edhe objektiva të tjera, sikurse është eliminimi i aftësisë së Iranit për të kryer operacione ushtarake dhe rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit për trafikun detar.
Programi Shpërblime për Drejtësi i DASH-it u themelua në vitin 1984 për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar, sipas ueb-faqes zyrtare të programit. Më pas, programi u zgjerua për të përfshirë edhe informacione mbi ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet amerikane, aktivitetet dashakeqe kibernetike dhe Korenë e Veriut.
Raporti: Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite
Çfarë është Ueno Bank dhe si shkaktoi krizën politike në Paraguaji?
Presidenti i Paraguajit shkarkohet nga detyra dhe arrestohet pas skandalit të bankës dixhitale
- 10:42 Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve, nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve
- 10:24 Vlorë, Policia Rrugore aksion në disa pika të qytetit, fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore
- 10:07 SPAK dërgon për gjykim 16 persona, dyshohet se trafikuan 60.7 tonë kokainë drejt Europës
- 09:56 Raporti: Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite
- 09:52 Çfarë është Ueno Bank dhe si shkaktoi krizën politike në Paraguaji?
- 09:31 Studentët thërrasin protestë kombëtare në orën 14:00, opozita zhvillon tubim para Kryeministrisë