Sapo panë efektivët, tre personat braktisën automjetin dhe u larguan me vrap drejt fushave. Dy prej tyre arritën të arratisen, ndërsa 32-vjeçari shqiptar u kap pas një përleshjeje me karabinierët, gjatë së cilës një prej efektivëve mbeti i plagosur. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mbi 1 mijë euro, bizhuteri ari dhe disa sende të tjera me vlerë, si dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për vjedhje banesash.
Pas arrestimit dhe dërgimit në burgun e Bergamos, gjykata vendosi që 32-vjeçari të qëndrojë në arrest shtëpie, nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik. Ndërkohë, karabinierët vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht përfshirjen e tij në vjedhjet e dyshuara dhe për të identifikuar dy bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët vijojnë të jenë në kërkim.