Shkodër/Sekuestrohet rreth 77 kg kanabis dhe armë, arrestohen dy vëllezër
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Polinomi 2”, pas rreth katër muajsh hetimesh proaktive të kryera në drejtimin e Prokurorisë. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy vëllezër: Gj. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Abat, dhe K. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Djali i 57-vjeçarit, K. Sh., 24 vjeç, banues po në Grudë e Re, u shpall në kërkim. Të tre dyshohen si pjesëtarë të grupit kriminal të goditur më parë.
Në banesën e 49-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në banesën e 57-vjeçarit u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa e ndarë në thasë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, një shkop metalik, dy radio marrëse-dhënëse, një peshore elektronike dhe tre pajisje optike (dy kamera dhe një monokular).
Në total u sekuestruan rreth 77 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, armë dhe sende të tjera që i shërbenin veprimtarisë kriminale.
Sipas policisë, vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarive. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
DVP Shkodër/Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Polinomi 2”.
Sekuestrohen rreth 77 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme që i shërbenin veprimtarisë kriminale.
Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre, të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal që u godit gjatë operacionit “Polinomi”, i zhvilluar disa ditë më parë.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Gj. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Abat dhe K. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re (vëllezër), si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në thasë, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, 1 shkop metalik, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



