Shkodër, sekuestrohet drogë, armë dhe municione. Arrestohen 2 vëllezër, 1 në kërkim (EMRAT)

7 Nëntor 2026 | 09:18

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Polinomi 2”, në vijim të aksionit “Polinomi”, të zhvilluar disa ditë më parë, duke goditur një tjetër aktivitet të dyshuar kriminal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit, pas katër muajsh hetime me metoda proaktive, janë arrestuar dy vëllezër, Gjovalin Sheja, Kujtim Sheja përkatësisht 49 dhe 57 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali 24-vjeçar i këtij të fundit, shtetasi Kristjan Sheja.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, në fshatrat Abat dhe Grudë e Re, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në total rreth 77 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Konkretisht, në banesën e 49-vjeçarit u gjetën 10 kilogramë kanabis, ndërsa në banesën e 57-vjeçarit u sekuestruan rreth 66.8 kilogramë të tjera, të ndara në thasë.

Përveç lëndës narkotike, në banesën e këtij të fundit u gjetën dhe u sekuestruan edhe një pistoletë me krehër me fishekë, një pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, një shkop metalik, dy radio marrëse-dhënëse, një peshore elektronike dhe tre pajisje optike, mes tyre dy kamera dhe një monokular.

Sipas Policisë, hetimet vijojnë për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarive të dyshuara kriminale dhe përfshirjes së personave të tjerë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U kthye i shpërfytyruar nga ariu dhe qëlloi veten me armë”, gazetari: Djali dhe bashkëshortja e viktimës mbrojnë njëri-tjetrin

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka foli për hetimet mbi vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në fshatin Godvi të...
22:39 | 06/11/2026

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan? Milori: Po i qëndron linjës së tij

Gazetarja e Euronews Albania, Mirela Milori e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana ka folur lidhur me mesazhin e parë të...
22:05 | 06/11/2026

Rama: Buxhet të dedikuar për ta shtrirë shahun në sa më shumë shkolla të vendit

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se në mbështetjeje të përhapjes së shahut në shkolla është ndarë një buxhet...
21:26 | 06/11/2026