Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri.
I plagosuri u transportua me ambulancë në spital, ku mori ndihmën mjekësore për plagën në bark.
Në kuadër të hetimeve, dy persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga autoritetet. Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta.
Në zonë u gjetën edhe dy gëzhoja. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.










Komente
Komento