Franca në alarm për protestat e së shtunës, 70 mijë policë dhe xhandarë në rrugë

6 Nëntor 2026 | 21:12

Franca përgatitet për një tjetër ditë protestash masive. Qeveria franceze ka vendosur të angazhojë 70 mijë policë dhe xhandarë në të gjithë vendin të shtunën, më 7 nëntor, ndërsa lëvizja e protestave kundër kostos së jetesës dhe politikave qeveritare hyn në një fazë të re.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, konfirmoi të premten, më 6 nëntor, se autoritetet do të ruajnë nivelin e lartë të masave të sigurisë të zbatuara gjatë protestave të mëparshme.

Sipas ministrit, rreziku i përplasjeve dhe incidenteve mbetet i njëjtë me atë të të shtunave të kaluara, kur në disa qytete franceze pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Protestat e reja janë paralajmëruar nga organizata rinore dhe grupe të lëvizjes së Jelekëve të Verdhë, në vijim të mobilizimeve që nisën më 17 tetor.

Pakënaqësitë lidhen me rritjen e kostos së jetesës, fuqinë blerëse dhe kërkesat për ndryshime në politikat ekonomike e sociale të qeverisë.

Mobilizimi i së shtunës vjen menjëherë pas protestave dhe grevave kombëtare të 5 nëntorit, të cilat përfshinë punonjës, studentë dhe sindikata në dhjetëra qytete franceze.

Autoritetet franceze synojnë të garantojnë zhvillimin e protestave paqësore, por njëkohësisht kanë paralajmëruar masa të forta ndaj çdo përpjekjeje për dhunë apo shkatërrim të pronës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpëtohen 40 emigrantë në det në Kretë, autoritetet greke ndërhynë në kohë

Një operacion shpëtimi u regjistrua jug të Kretës. Nga ky operacion u shpëtuan 40 emigrantë. Një avion i Frontex vuri re një gomone afërsisht 20...
21:10 | 06/11/2026

Votoi në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, Papa Leo: Jam krenar që jam amerikan

Papa Leo tha të premten se kishte vendosur të hidhte një votë me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA , një rast...
20:47 | 06/11/2026

Ndahet nga jeta ish-senatori Rockefeller, trashëgimtari i pasurisë së madhe që zgjodhi t’u shërbente të varfërve

John D. “Jay” Rockefeller IV, ish-guvernator i Virxhinias Perëndimore dhe senator amerikan për 30 vjet, është ndarë nga jeta të enjten në mbrëmje, në moshën...
20:34 | 06/11/2026