Veliaj ndan një video me AI: Miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja! Besnik prioriteteve të mia

6 Nëntor 2026 | 15:44

Kryebashkiaku i Tirnaës, Erion Veliaj këtë të premte ka shpërndarë në rrjetin e tij social “FacebooK’ një video me inteligjencë artificiale. Në vide, Veliaj shprehet se sot ka miratuar projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja në Tiranë.

Ai shton se me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara arrin në 130. Ndër të tjera thekson se ai do ti qëndrojë besnik prioriteteve të tij kudo që ndodhet.

“Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!

Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130! Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia”, u shpreh ai në videon e krijuar me inteligjencë artificiale.

Kopshtet e çerdhet e miratuara sot:

Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë

Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë

Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë

Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë

Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë

Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë

Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë

Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë

Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë

Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë

Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë

Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë

Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë

Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë

Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet dhe i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme kërkesën për gjykimin e 8...
15:18 | 06/11/2026

Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku janë përfshirë nga flakët sasi të konsiderueshme bimësh medicinale. Zjarri...
14:56 | 06/11/2026

7 nxënëse denoncojnë mësuesin e fizkulturës për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë

Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual. Policia...
14:42 | 06/11/2026