Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët nga selia e PD

Maran beson te lista e Shqipërisë: Na duhet të jemi më konkretë, dyert janë të hapura për të gjithë

Maran beson te lista e Shqipërisë: Na duhet të jemi më konkretë, dyert janë të hapura për të gjithë

12:44, 06/11/2026

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është shprehur optimist në prag të ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve, duke theksuar se është i bindur për zgjedhjet e bëra në listën e fundit.

“Kur bëj një listë, mendoj se është lista e duhur. Kjo nuk do të thotë se lojtarët që nuk janë përfshirë nuk kanë aftësinë për të qenë të gatshëm dhe për të dhënë kontributin e tyre për këtë fanellë”, deklaroi tekniku italian.

Maran shpjegoi se në përzgjedhjen e futbollistëve ka marrë parasysh kryesisht formën dhe minutat e aktivizimit me klubet, pasi beson se skuadrës i duhen lojtarë në gjendje optimale. Ai vlerësoi gjithashtu statistikat e Shqipërisë në Ligën C, ku kuqezinjtë kryesojnë për golat e shënuar, kanë pësuar më pak aksione kundërshtare dhe renditen të parët për gjuajtjet në portë.

Megjithatë, trajneri identifikoi edhe aspektin ku ekipi duhet të përmirësohet: “Duhet të jemi më konkretë dhe të konkretizojmë atë që krijojmë”.

Në lidhje me Ivan Balliun, Maran konfirmoi se mbrojtësi ka vendosur vetë të largohet nga Kombëtarja, për shkak të një dëmtimi dhe vështirësive që po kalon në klub. Ndërsa për Thomas Strakoshën bëri të ditur se portieri nuk është ende në gjendjen e duhur fizike dhe është vendosur të mos rrezikohet rikthimi i tij i parakohshëm.

Trajneri foli edhe për lojtarët që nuk janë përfshirë në këtë grumbullim, duke përmendur në mënyrë të veçantë Tucin.

“Po e ndjek, ashtu si çdo lojtar tjetër. Kush rritet dhe tregon formë të mirë është i mirëpritur, sepse kjo Kombëtare ka nevojë për futbollistë në formë”, u shpreh Maran.

Objektivi është mbyllja e grupit në vendin e parë, ndërsa trajneri e konsideron presionin një motivim shtesë. Ai dha gjithashtu një mesazh të veçantë për tifozët, duke njoftuar se dyert e stërvitjes së së hënës do të jenë të hapura për të gjithë.

“Ngrohtësia e tifozëve është karburanti më i mirë që mund të kemi”, përfundoi tekniku kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco