Ëall Street është tronditur dhe ka djegur plot 3.2 trilionë dollarë. Ajo e djeshmja ishte një e enjte e zezë për Bursën e Nju Jorkut, që fshiu plotësisht fitimet e konsiderueshme që u regjistruan pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, me investitorët që përshpejtuan largimin nga aksionet e teknologjisë për shkak të frikës nga një ngadalësim në zgjerimin e qendrave të të dhënave. Aksionet e lidhura me inteligjencën artificiale ranë për të dytën ditë radhazi nga frika se një fitore dërrmuese e demokratëve mund të ndikojë në ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Pas Ëall Street, tregjet aziatike me ekspozimin më të lartë ndaj sektorit të teknologjisë gjithashtu u hapën me shifra në ulje. Bursa e Tokios e mbylli ditën me një rënie të ndjeshme. Frika se "vala blu" e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit të kësaj jave mund të fundosë bum-in e investimeve në Inteligjencën Artificiale po shkakton trazira në tregje.