Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin italian, sekuestrohen pasuri me vlerë 10 milionë euro

    Lista për dy ndeshjet e Nations League/ Trajneri Maran: Jam bazuar te forma e lojtarëve

    Kryeministri Rama dhe Karakaçi në kantierin e Bypass-it të Tiranës: Çliron kryeqytetin nga trafiku

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin italian, sekuestrohen pasuri me vlerë 10 milionë euro
    Aktualitet

    Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin italian, sekuestrohen pasuri me vlerë 10 milionë euro

    November 6, 2026

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin italian G.T., administrator i kompanisë “Euro Beton 2005” sh.p.k., i akuzuar për tre vepra penale: mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

    Në kuadër të procedimit penal nr. 1718 të vitit 2026, hetimet disa mujore kanë zbardhur dyshimet për një skemë mashtrimi, përmes së cilës kompania dyshohet se përfitonte lëndë të para nga subjekte të ndryshme ekonomike, duke premtuar pagesa ose apartamente, por më pas mohonte furnizimet dhe detyrimet financiare.

    Sipas Prokurorisë, lëndët e para përdoreshin për prodhimin dhe shitjen e betonit, ndërsa furnizimet e pafiskalizuara dhe shitjet dyshohet se shërbenin për fshehjen e të ardhurave dhe pastrimin e përfitimeve të paligjshme.

    Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e kompanisë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 10 milionë eurosh.
    Mes pasurive të sekuestruara janë 8 prona të paluajtshme, përfshirë tokë, një pallat, njësi tregtare dhe sipërfaqe ndërtimi. Gjithashtu, janë sekuestruar 25 automjete dhe mjete pune, mes tyre betoniere, pompa betoni dhe automjete transporti.

    Pasuritë e sekuestruara, përfshirë edhe aktivitetin tregtar të kompanisë, i janë kaluar në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
    Shtetasi italian G.T. dhe shoqëria “Euro Beton 2005” sh.p.k. do të përballen tashmë me procesin gjyqësor për veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3, 180/3 dhe 287 të Kodit Penal.
    Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, e cila bën me dije se ka dokumentuar dyshimet për skemën e mashtrimit dhe aktivitetin e paligjshëm financiar.

    biznesmenin Gjyq milionë pasuri Prokuroria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin italian, sekuestrohen pasuri me vlerë 10 milionë euro

    November 6, 2026

    Lista për dy ndeshjet e Nations League/ Trajneri Maran: Jam bazuar te forma e lojtarëve

    November 6, 2026

    Kryeministri Rama dhe Karakaçi në kantierin e Bypass-it të Tiranës: Çliron kryeqytetin nga trafiku

    November 6, 2026

    Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

    November 6, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.