Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët nga selia e PD

EMRI/ Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i OSHEE-së në Selenicë

EMRI/ Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i OSHEE-së në Selenicë

12:22, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kocul të Vlorës, ku një punonjës i Drejtorisë së Tensionit të Lartë ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë kryerjes së detyrës.

Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 50 vjeç. Ai ishte pjesë e një grupi punonjësish që po kryenin punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Goditja nga korrenti ka rezultuar fatale për 50 vjeçarin.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën punonjësit.

Njoftimi i policisë:

Selenicë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në fshatin Kocul, shtetasi A. P., rreth 50 vjeç, punonjës i OShEE-së, gjatë punës te nënstacioni elektrik, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco