Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë të mbajtur këtë të premte dënoi ‘paketën antidhunë’ ndaj protestuesve, duke bërë të ditur se PD ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese tre aktet normative të saj, me qëllim pezullimin. Nga ana tjetër, Bardhi shtoi se ‘paketa antidhunë’ po përdoret nga qeveria për të shuar protestat nëpërmjet gjobitjes dhe ndëshkimit të pjesëmarrësve. Kreu I grupit të PD i kërkoi llogari edhe Kryepolicit Skënder Hita pse policia po sillet si ‘Gjyqësori’ me protestuesit Një ditë më parë, studentët ankimuan 3 aktet e qeverisë për paketën antidhunë në Gjykatën Kushtetuese.