Alarm në qiejt e Europës: Të paktën 27 fluturime janë përfshirë nga kërcënime për bomba, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë avionët luftarakë në disa vende, përfshirë Francën, Italinë, Austrinë dhe Bullgarinë. Shtatë prej fluturimeve kishin lidhje me Italinë. Një avion i linjës Dublin-Romë u detyrua të ulej në një bazë ushtarake në Normandi, nën shoqërimin e avionëve luftarakë francezë Rafale.