Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një segment i Rrugës B do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve të shtunën, më 7 nëntor, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”.

Sipas njoftimit të komunës, bllokimi do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00 dhe do të përfshijë segmentin nga rrethrrotullimi në lidhjen me Rrugën A deri te rrethrrotullimi pranë Maxi 24.


Megjithatë, komuna ka bërë të ditur se rrethrrotullimi te Maxi 24 nuk do të bllokohet dhe shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

Për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik, drejtuesve të automjeteve u është rekomanduar të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke theksuar se kufizimi i përkohshëm i qarkullimit bëhet për të garantuar sigurinë e garuesve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv. /Telegrafi/