Dy persona kanë humbur jetën në ishullin francez të Korsikës, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u rrëmbye nga ujërat e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, i cili bëri të ditur se një grua 40-vjeçare që ndodhej në automjet arriti të shpëtohej. Ngjarja ndodhi në zonën e Corse-du-Sud, ku ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit kanë kryer disa ndërhyrje për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.

Shërbimi meteorologjik francez kishte paralajmëruar për reshje të rrëmbyeshme dhe rrezik përmbytjesh në Korsikë, si dhe në disa zona të Francës jugore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: