Tirana do të jetë mikpritëse më 25 dhe 26 nëntor 2026 e edicionit të dytë të Konferencës së Investimeve BE-Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues biznesesh nga Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Forumi synon të nxisë investimet e reja, të forcojë partneritetet strategjike dhe të krijojë mundësi bashkëpunimi mes kompanive europiane dhe atyre të rajonit. Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorë me rëndësi për zhvillimin ekonomik, si energjja, infrastruktura, transporti, ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.