BDI deklaron se, për herë të parë që nga hapja e Akademisë Ushtarake në vitin 1995, këtë vit nuk është pranuar asnjë kadet shqiptar.
Sipas partisë, kjo situatë ngre pikëpyetje të rëndësishme lidhur me ndikimin dhe rolin e VLEN-it në institucionet shtetërore, ku përfaqësimi shqiptar duhet të jetë i dukshëm në praktikë dhe jo vetëm të shpallet si parim.
Të lidhura
None found
BDI thekson se përgjegjësia nuk i përket vetëm VLEN-it dhe se Qeveria duhet ta kuptojë se besimi mes partnerëve politikë krijohet duke respektuar barazinë, përfaqësimin dhe marrëveshjet politike, jo përmes deklaratave. Partia vlerëson se raste të tilla dëmtojnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, dobësojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe krijojnë pikëpyetje për marrëdhëniet ndëretnike.
“VLEN-i duhet të sqarojë se ku përfundoi përfaqësimi që kishte premtuar. Në këtë mënyrë nuk ndërtohet besimi, nuk respektohet përfaqësimi dhe nuk forcohet bashkëjetesa institucionale. Shqiptarët nuk përfaqësohen kështu. Përfaqësimi është parim, jo privilegj, dhe nuk duhet të mbetet peng i kalkulimeve politike”, shprehet BDI.








