Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Shkozetit.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është konstatuar në rrugën kryesore të kësaj zone.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa mbetet për t’u sqaruar identiteti i personit dhe shkaku i vdekjes.
Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme lidhur me rastin.












