Bashkimi Evropian ka reaguar të enjten, pasi një numër i madh fluturimesh nga vende të ndryshme të kontinentit janë detyruar të devijojnë për shkak të kërcënimeve për bombë.
Komisioneri i BE-së për Transportin, Apostolos Tzitzikostas, ka deklaruar se është “ende herët për të nxjerrë përfundime nëse incidentet e raportuara janë të ndërlidhura”, duke theksuar se “çdo kërcënim ndaj civilëve është i papranueshëm”.
“Sigurimi i mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve mbetet prioritet. Ne po e monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me shtetet anëtare të prekura dhe Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit”, ka deklaruar ai.
Tzitzikostas u ka kërkuar autoriteteve kombëtare, të cilat janë përgjegjëse për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë, hetimin e incidenteve dhe zbatimin e masave të duhura për sigurinë e aviacionit, që të bashkëpunojnë ngushtë me operatorët e aeroporteve, kompanitë ajrore dhe autoritetet e zbatimit të ligjit.
Është hera e dytë brenda një jave që incidente të tilla ndodhin në Evropë. Edhe të martën, një numër i madh fluturimesh janë devijuar për shkak të kërcënimeve të ngjashme.
Shumë fluturime nëpër Evropë devijohen pas kërcënimeve për bombë
Kërcënimet për vendosjen e bombave kanë detyruar disa avionë pasagjerësh të kryenin ulje të paplanifikuara në...-
Shumë fluturime nëpër Evropë devijohen pas kërcënimeve për bombë
-
Kërcënime me bomba ndaj fluturimeve nga disa qytete evropiane dhe Izraeli
-
BE: S’ka rrezik për mungesë të karburantit të avionëve, pavarësisht rritjes së çmimeve
-
Mungesa e karburantit - BE-ja u bën thirrje turistëve të mos i anulojnë planet e udhëtimeve
-
Avioni i nisur nga Londra drejt Sofjes bën ulje emergjente pas kërcënimit për bombë