E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

“I ka shpallur luftë”, Hila: Rama e ka tashmë armik Veliajn njësoj si Metën, nuk i fal

Analisti Dritan Hila e ka cilësuar si “moment lufte” përplasjen që ka ndodhur javën e fundit mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, Hila tha se në letrën e Veliajt duket qartë se, në dy momente, Veliaj i ka shpallur luftë Ramës.

Më tej, ai theksoi se për Ramën, Veliaj është njësoj armik si Ilir Meta.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Hila: Sa i përket sagës se ku shkoi Gogu dhe pse në atë orë, unë mendoj se kjo është më shumë një fabulë që e krijon shtypi. Nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që Veliaj i ka hapur luftë Ramës me dy fraza: kur i thotë “ik” dhe kur i thotë “kam më shumë dinjitet se ty”. Në këtë moment i ka ndërprerë marrëdhëniet me Ramën.

Mua më duket e çuditshme që Rama të hyjë në marrëdhënie me Veliajn. Unë e shikoj si një marrëdhënie të mbyllur të Ramës me Veliajn. Problemi është se sa do të jetë në gjendje Veliaj t’i heqë ndonjë tullë Ramës nga beteja që ka përballë.

Jemi në një moment që Rama është në stuhinë perfekte, në një situatë të pastabilizuar në SHBA. Nuk besoj se Soros e ka mendjen të merret me Ramën, por, natyrisht, dalja e Veliajt në skenë tani është një e panjohur për Bashkinë e Tiranës.

Në këtë moment, Veliaj është bërë armik me Ramën. Është ndër ata armiq që Rama nuk i fal.

Bushati: Mirë, Toni Gogun, po pse shan Plarent Ndrecën?

Muça: E merr si njeri politik. Ai e ka ish-deputet dhe të deleguar.

Hila: Zoti Ndreca është në cilësinë e avokatit të zotit Veliaj.

Hila: Rama shpërtheu kur Erion Veliaj vendosi skuadrën e vet në Bashkinë e Tiranës. Nëse duam të flasim për thelbin e asaj që thotë Veliaj, është pika e parë e kërkesës së parë që i bën Rama: prano përfshirjen në protestën e “Flamingove”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.