“Hetim i ri për kryebashkiakun”, Lala: “Veliaj 2” në duart e avokatëve
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duket se po zgjerohen me një tjetër dosje, të emërtuar “Veliaj 2”.
Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë ne emisionin “Të Paekspozuarit” tha se hetimet po përqendrohen te transaksionet e kompanisë së vëllait të Veliajt, për të verifikuar nëse ajo ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës.
Gjithashtu, sipas saj, po shqyrtohen edhe udhëtimet e Veliajt që nga nisja e detyrës si kryebashkiak, për të zbardhur itineraret dhe personat që e kanë shoqëruar.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: A ka hetime të reja për Erion Veliaj?
Lala: Po, ka një tjetër hetim. Avokatët kanë në dorë një çështje tjetër që quhet “Veliaj 2”. Po shihen të gjitha transaksionet e kompanisë së vëllait të tij. Dhe është duke u parë a kanë përfituar tendera nga bashkia e Tiranës. Janë marrë gjithashtu edhe të gjitha udhëtimet e Erion Veliajt që nga fillimi, që kur është bërë kryetar në bashki. Kjo për të parë si ka udhëtuar, me kë zyrtarë ka udhëtuar…Kjo dosje është duke u vijuar.
/vizionplus.tv




