Lajmi i fundit

LIVE - ÇIM PEKA LIVE/ Kush po e saboton protestën?

VIDEO/ Peka: Ajo që do luftonte krimin e organizuar bashkëpunonte me bandat, Rama të mbajë përgjegjësi politike

20:21, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ me Armela Ferkon në SYRI TV, komentoi dyshimet për bashkëpunimin e drejtueses së një institucioni të sigurisë me grupet e krimit të organizuar.

Peka deklaroi se, pavarësisht detajeve që do të hetohen nga prokuroria, vetë fakti që personi i ngarkuar me Kushtetutë për të luftuar krimin e organizuar dyshohet se bashkëpunonte me bandat përbën, sipas tij, një dështim institucional. Ai kërkoi gjithashtu përgjegjësi politike nga Edi Rama.

Peka theksoi se shkëmbimi i informacionit mes shërbimeve sekrete është një praktikë normale dhe se lufta kundër krimit të organizuar përbën një nga prioritetet kryesore të këtyre institucioneve.

Por, sipas tij, shqetësimi qëndron te fakti se informacioni është shkëmbyer për banda të krimit të organizuar me të cilat, sipas dyshimeve, vetë drejtuesja e institucionit bashkëpunonte.

‘Nuk ka nevojë ta kuptojmë për t'u alarmuar. Është njësoj sikur të thuash: si do ta kuptojmë që tani është natë?

Shërbimet sekrete, jo vetëm këtu, por kudo, e kanë luftën kundër krimit të organizuar prioritet mbi prioritetet. Shërbimet sekrete shkëmbejnë informacion me njëra-tjetrën dhe kanë shkëmbyer gjithmonë informacion. Kjo është gjëja më normale.

Por çfarë ndodh? Kanë shkëmbyer informacion për ato banda të krimit të organizuar me të cilat vetë drejtoresha bashkëpunonte. Dhe mua nuk më duhet të di se çfarë informacioni ka dhënë, kur ka fikur radarët apo kur i ka mbyllur ata. Pak rëndësi ka kjo. Këto janë elemente që i heton prokuroria dhe i trajtojnë strukturat e tjera.

Ne po flasim vetëm në aspektin logjik të çështjes: institucioni që supozohet të luftojë krimin e organizuar dhe të bashkëpunojë me shërbimet partnere, bashkëpunonte paralelisht edhe me bandat e krimit të organizuar. Dhe këtu ka rënë vetë institucioni.

Nuk i dimë të gjitha detajet, por mua më mjafton vetëm kaq: personi i ngarkuar me Kushtetutë për të luftuar krimin e organizuar ka bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Nuk ka standard, standardi ka rënë. Standardi kryesor do të ishte që kryeministri të mbante përgjegjësi politike. Ky është parimi bazë, elementi themelor.

Në Kosovë, në Pejë, u vra një bashkëshorte dhe, brenda 48 orëve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen. Pse? Sepse zyra rajonale e policisë në Pejë nuk ishte përgjigjur ashtu siç e kërkonin ligji dhe funksioni i saj. Drejtori mori përgjegjësinë që i takonte si drejtues i institucionit. Kjo është përgjegjësia politike.

Në rastin e Ramës, nuk kemi përgjegjësi politike, sepse ai nuk e njeh atë. Po ta njihte përgjegjësinë politike, do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen të paktën 30 herë deri tani. Për çdo ministër të tij do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Për çdo deputet të larguar për shkak të dekriminalizimit, po ashtu.’, u shpreh Avenir Peka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco