E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Liri në vend të socializmit”, Merz sulmon idenë e një aleance të majtë në Berlin

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi sot se liria dhe liberalizmi ekonomik përbëjnë elemente thelbësore të politikës së tij ekonomike.

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga “Fondacioni Friedrich August von Hayek” në Berlin, Merz vlerësoi ekonomistin austriak dhe fituesin e Çmimit Nobel, Friedrich Hayek (1899–1992), si një nga mendimtarët më me ndikim të liberalizmit.

Në këtë aktivitet, fondacioni i dorëzoi çmimin e tij dyvjeçar themeluesit të Wikipedia-s, Jimmy Wales, të cilin kancelari Merz e vlerësoi gjatë fjalës së tij.

Kancelari theksoi se nuk mbështet një kapitalizëm pa kufizime, duke nënvizuar se ruajtja e mirëqenies kërkon përshtatjen e ekonomisë dhe, kur është e nevojshme, ndërhyrjen e shtetit për të zbutur pasojat sociale dhe për të ofruar mbështetje.

Reklamë

Kancelari Merz u shpreh gjithashtu se shteti ka një rol të rëndësishëm në uljen e rreziqeve ekonomike që vijnë nga varësia prej lëndëve të para kritike.

Sipas tij, nevojitet zgjerimi i burimeve të furnizimit, forcimi i riciklimit dhe krijimi i rezervave strategjike në nivel të Bashkimit Evropian.

Kancelari kritikoi gjithashtu mundësinë e krijimit të një koalicioni të majtë në Berlin, ku partia e së majtës radikale “Die Linke” synon një aleancë me socialdemokratët (SPD) dhe të Gjelbrit.

Duke iu referuar sloganit elektoral të vitit 1976 të partisë së tij konservatore, Bashkimi Demokristian (CDU), Merz deklaroi; “Liri në vend të socializmit”.

Duke folur për rëndësinë e tregjeve të hapura, Merz e cilësoi lirinë si një avantazh konkurrues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.